Ardian Kozniku: Informatat e të gjitha llojeve të sportit unë i marrë nga ‘Bota sot’, urime përvjetorin  

Futboll

Ardian Kozniku: Informatat e të gjitha llojeve të sportit unë i marrë nga ‘Bota sot’, urime përvjetorin  

Nga: K.G. Më: 26 qershor 2021 Në ora: 11:04
Ardian Kozniku: Informatat e të gjitha llojeve të sportit unë i marrë nga ‘Bota sot’, urime përvjetorin  

Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, aktualisht trajner i Al – Arabit, kampion në Kuvajt,  tha se uron nga zemra 26 vjetorin e gazetës “Bota sot”.  

Kozniku me Kroacinë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998 në Francë, tha se “Bota sot”, është një dritare e fuqishme e informimit.     

“Urime 26 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’, unë kudo që kam qenë dhe jam duke jetuar dhe vepruar  informatat e të gjitha llojeve të sportit unë i marrë nga ‘Bota sot’.

Urime të gjithë kolegëve tuaj 26 vjetorin, ndërsa ty personalisht i nderuari Kemajl Goca (Kemo) nga zemra të uroj për të gjitha informatat sportive  dhe për të gjithë emrat e sportistëve që i ke përmendur  dhe i ke njoftuar përmes ‘Bota sot’. 

Respekt dhe ishallah ju kemi edhe 100 vjet, shëndet dhe suksese me ‘Bota sot”, me zemër.

Gëzuar, jeni  fantastik”, uron Kozniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat