Southgate do ti ofrohet kontratë e re me “Tre Luanët”

Futboll

Southgate do ti ofrohet kontratë e re me “Tre Luanët”

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 12:50
Gareth Southgate

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate po pëlqehet shumë nga drejtuesit e Federatës angleze.

Sipas ‘90min’, drejtuesit e Kombëtares së Anglisë do ti ofrojnë kontratë të re Southgate pavarësisht rezultateve në “Euro 2020”.

Anglia do të përballet me Gjermaninë të martën në kuadër të fazës 1/16 të Kampionati Evropian, por duket se e ardhmja e trajnerit anglez nuk varet nga kjo ndeshje.

Shefi ekzekutiv i Federatës së Anglisë, Mark Bellingham konfirmoi mbështjen që po i ofrojnë selektorit të tyre:

“Gareth e di saktësisht se si ndihemi për të. Ai e di që ne mendojmë se ai po bën një punë të shkëlqyeshme dhe do të dëshironim që ai të vazhdonte më tej. Ne do të donim që ai të vazhdonte, pa dyshim, përtej kësaj kontrate”, tha ai.

“Mbështetja jonë është e palëkundur. Ne jemi 100 përqind pas Gareth. Pavarësisht ndeshjes ndaj Gjermanisë, pavarësisht fazës në grupe të turneut, ne do të donim që ai të vazhdonte” shtoi ai.

“Unë mendoj se në bazë të gjithçkaje që kemi parë deri më tani ai po bën një punë të shkëlqyeshme dhe do të dëshironim që ai të vazhdonte me ne”, përfundoi Mark Bellingham.

Anglia do të përballet të martën me Gjermaninë në kuadër të fazës 1/16 të Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat