Raphael Varane dëshiron transferimin te Man Utd

Futboll

Raphael Varane dëshiron transferimin te Man Utd

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 15:24
Raphael Varane

Mbrojtësi i Real Madrid Raphael Varane mund të transferohet në Angli te Manchester United.

Sipas ‘Independent’, Varane dëshiron kalimin te Man Utd.

Mbrojtësi qendror pritet të largohet nga Real Madrid dhe thuhet se ai preferon kalimin në Angli te United.

Francezi ka kontratë me ‘Madrilenët’ deri në vitin 2022, por nuk ka rinovuar ende kontratën dhe mund të largohet gjatë kësaj vere.

27-vjeçari, është lidhur gjithashtu me një kalim te Paris Saint-Germain, por indikacionet tregojnë që ai do të jetë në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat