​Van de Beek dhe Martial mund të largohen nga Manchester United

Futboll

​Van de Beek dhe Martial mund të largohen nga Manchester United

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 15:50
Anthony Martial dhe Donny van de Beek

E ardhmja e dyshes mbetet e paqartë në “Old Trafford”.

Sulmuesi Anthony Martial dhe mesfushori Donny van de Beek mund të vendosen në shitje nga krerët e Manchester United, si pjesë e planit për të spastruar ekipin, raporton “ESPN”.

Shumë klube të ndryshme kanë shprehur interesim në dyshen e “Djajve të Kuq”, ku thuhet se United mund të pranoj të hyjë në bisedime vetëm nëse oferta është e duhura.

Po ashtu, mbrojtësi Diogo Dalot, mesfushori Andreas Pereira dhe sulmuesi Jesse Lingard mund të largohen nga “Old Trafford” këtë verë.

Donny Van de Beek u transferua verën e kaluar nga skuadra holandeze Ajax, dhe nuk e ka gjetur vetën tek skuadra e Manchester United, duke bërë 36 paraqitje dhe duke regjistruar vetëm një gol dhe dy asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat