​Daka konfirmon që do të transferohet tek Leicester

Futboll

​Daka konfirmon që do të transferohet tek Leicester

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 17:38
Patson Daka

Sulmuesi nga Zambia pritet të kaloj në Premier Ligën angleze, lëvizje këtë të cilën e cilëson si ëndërr.

Ylli i Red Bull Salzburg Patson Daka e ka konfirmuar që do t’i bashkohet skuadrës angleze Leicester City, disa javë pas spekulimeve të shumta mbi të ardhmen e tij, raporton “Goal”.

Daka ka qenë i lidhur me transferime tek Tottenhami dhe Liverpooli javëve të fundit, por Leicester e ka fituar garën për të nënshkruar me të, pasi që e kanë bindur sulmuesin nga Zambia që do t’i ofrojnë minutazh më të mirë të lojës.

Salzburg pritet të pranojnë një ofertë prej 30 milionë eurosh për Dakan, të cilit ëndrra për të luajtur në Premier Ligën angleze veçse i është bërë realitet.

“Do të udhëtojë drejt Anglisë dhe do të transferohem tek Leicester City”, tha Daka për Kronen.

“Kam kaluar momente të mrekullueshme këtu, Salzburg është bërë shtëpia ime e dytë. Do të jemi gjithmonë i lumtur të rikthehem këtu, por Premier Liga angleze ka qenë gjithmonë ëndrra ime e madhe”, shtoi sulmuesi 22 vjeçar.

Daka e ka treguar vetën si njëri nga sulmuesit më të talentuar në Evropë, ku ka regjistruar 27 gola në 28 ndeshje, duke e ndihmuar Salzburgun për të fituar titullin e pestë radhazi në Bundesligën e Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat