McKennie rrëfen takimin e parë me Ronaldon

Futboll

McKennie rrëfen takimin e parë me Ronaldon

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 10:31
Cristiano Ronaldo dhe Weston McKennie

Futbollisti i Juventusit, Weston McKennie nuk e ka harruar takimin e pare me Cristiano Ronaldon dhe nuk e mohon se ishte shokuar kur e kishte pare portugezin në vitin 2020.

McKennie iu bashkua Juventusit nga Schalke dhe në ditën kur u takua me Ronaldon ishte duke i finalizuar detajet e fundit të marrëveshjes.

“Ende e mbaj mend kur e takova për here të pare. Unë shkova atje dhe të gjithë ishin ende duke u kthyer nga pushimet ose ekipet kombëtare. Unë isha duke ecur në dhomë për të kryer testet mjekësore dhe e pashë Ronaldon duke dalë me të brendshmet e tij. Unë isha: O Zoti im, është vërtetë ai” – tregoi amerikani.

Por, ai tha se u mundua të sillej normalisht dhe të mos dilte si fans i madh i tij pasi do të ishin bashkëlojtarë tani e tutje.

“Unë bëra gjithçka që munda për t’u sillur normalisht dhe të mos tregohem fans i madh i tij, pasi ai do të ishte bashkëlojtari im dhe do ta shihja shpesh” – tha McKennie.

Ai thotë se Ronaldo i ndihmoi në shumë gjëra rreth futbollit.

“Ka qenë diçka fantastike të luajë me të sepse m’i ka mësuar shumë gjëra. Disciplinën, profesionalizmin e shumë gjëra tjera. Gjëra që e ndjeja se i kisha, por që duhej rritur. Ai më ka ndihmuar me këto deri tash” – përfundoi McKennie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat