Pal Dreshaj: Në emrin tim personal, në emër të stafit dhe krejt tifozëve të KF Deçiqi nga Tuzi, ju uroj 26 vjetorin e ‘Bota sot’

Futboll

Pal Dreshaj: Në emrin tim personal, në emër të stafit dhe krejt tifozëve të KF Deçiqi nga Tuzi, ju uroj 26 vjetorin e ‘Bota sot’

Nga: K.G. Më: 27 qershor 2021 Në ora: 11:12
Pal Dreshaj: Në emrin tim personal, në emër të stafit dhe krejt tifozëve të KF Deçiqi nga Tuzi, ju uroj 26 vjetorin e ‘Bota sot’

Pal Dreshaj, president i klubit të futbollit Deçiqi nga Tuzi, skuadër finaliste e Kupës së Malit të Zi, po ashtu përfundoi në vend të tretë në kampionat dhe do të luajnë në rrethin e parë eliminator të garave evropiane (Conference League), uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Dreshaj së bashku me stafin e tij, kanë bërë skuadrën shqiptare shumë të fuqishme dhe shumë të respektuar jo vetëm në Mal të Zi.

“Së pari ndaj kënaqësinë me ju dhe lexuesit e ‘Bota sot’ dhe njëkohësisht uroj 26 vjetorin.

Image

Puna juaj profesionale në promovimin e sportit dhe vlerave në sport është e jashtëzakonshme.

Edhe në kohë më të vështira për kombin ju keni afirmuar sportin dhe përmes sportit edhe vendin e vet.

Vlerën e ‘Bota sot’ i shton edhe fakti se jeni pishtarë i promovimit të të gjithë aktereve të interesit që kanë të bëjnë me sport si dhe me ngjarjet sportive në rrafshin mbarëkombëtarë.

Jemi mirënjohës që vazhdimisht përcillni punën dhe rezultatet e KF DEÇIQI, andaj, në emrin tim personal, në emër të stafit dhe krejt tifozëve të KF Deçiqi nga Tuzi ju uroj 26 vjetorin”, uron Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat