Kroacia me telashe para ndeshjes me Spanjën

Futboll

Kroacia me telashe para ndeshjes me Spanjën

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 11:53
Kroacia me telashe para ndeshjes me Spanjën

Kroacia humbet një nga lojtarët e saj më të rëndësishëm për sfidën e 1/8-ave të Euro 2020 ndaj Spanjës që do të luhet të hënë në orën 18:00 në stadiumin Telia Parken të Copenhagenit. Ivan Perisic mesfushori i Interit i cili është një nga lojtarët më të spikatur te Kroacia deri në këtë fazë të Europianit ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe është futur menjëherë në karantinë duke humbur jo vetëm sfidën ndaj Spanjës por edhe duelin çerekfinal në rast kualifikimi të përfaqësueses ballkanase. Lajmi për infektimin e Ivan Perisic është dhënë nga vetë Federata Kroate e Futbollit me anë të një komunikate.

“Gjatë natës, Federata Kroate ka marrë rezultatet e testeve për virusin SARS-CoV-2, të cilat kanë dhënë si përfundim se pjesëtari i përfaqësueses, Ivan Perisic, është pozitiv tashmë me koronavirus.

Stafi mjekësor i ekipit kombëtar e ka izoluar Ivan nga përbërësit e tjerë të kombëtares dhe ka lajmëruar menjëherë për situatën shërbimin epidemiologjik kompetent duke respektuar të gjitha masat e mbrojtjes për përhapjen e infeksionit. Perisic do të kalojë 10 ditë në izolim dhe në këtë periudhë nuk do të zhvillojë ndeshje të kombëtares.

Të gjithë pjesëtarët e tjerë të përfaqësueses, anëtarë të stafit dhe delegacionit, kanë rezultuar negativ”, shkruhej në komunikatën e Federatës Kroate.

Ivan Perisic ishte ai që hapi rrugën kualifikimit të Kroacisë në fazën e 1/8-ave të këtij Europiani me golin e barazimit që realizoi në sfidën ndaj Republikës Çeke, ndërkohë që Perisic gjeti rrugën e rrjetës edhe në fitoren 3-1 ndaj Skocisë në Gllasgoë duke realizuar golin e 3-të që vulosi edhe suksesin e skaudrës së Zlatko Dalic, ndërsa ishte vendimtar edhe në golin e parë të realizuar nga Vlasic duke bërë njeriun asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat