Milani tenton goditjen e bujshme

Futboll

Milani tenton goditjen e bujshme

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 14:40
Milani tenton goditjen e bujshme

Milani është duke menduar për një goditje të madhe në merkaton e verës. Pas largimit të Hakan Çalhanoglu, i cili kaloi te Interi, kuqezinjtë janë në kërkim të një lojtari që luan pas sulmuesit dhe në kohët e fundit janë përmendur shumë emra.

Pas Xhejms Rodirgez, së fundmi një skenë ka dalë edhe braziliani i Barcelonës, Filipe Kutinjo. Ky i fundit nuk ka kaluar një periudhë të mirë te katalanasit dhe largimi është mëse i mundshëm, aq më tepër që nuk është as në planet e klubit për sezonin tjetër.

“Marca” raporton ditën e sotme se drejtuesit e Milanit kanë kontaktuar Barcelonën për 29-vjeçarin, duke treguar interesin e tyre për këtë. Asgjë nuk ka përfunduar këtu, pasi gjithashtu bëhet e ditur se italianët kanë propozuar edhe një shkëmbim. Lojtari që do të kalonte në “Camp Nou” për Kutinjon është mbrojtësi kuqezi, Alesio Romanjoli. Ky i fundit ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Piolit, pas ardhjes së Tomorit dhe një largim shihet i mundshëm.

Gjithashtu edhe Barcelona në të kaluarën ka shfaqur interes për të nënshkruar me mbrojtësin italian dhe këto të bëjnë të mendosh se një marrëveshje mes palëve mund të arrihet. Gjithsesi në ditët e ardhshme pritet të ketë të tjera bisedime, për të parë se si do të vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat