Dortmund synon transferimin e sulmuesit të PSV-së

Futboll

Dortmund synon transferimin e sulmuesit të PSV-së

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 17:02
Donyell Malen

Klubi gjerman Dortmund ka shfaqur interesim për sulmuesin e PSV Eindhoven Donyell Malen.

Sipas ‘The Mirror’, Dortmund e ka si prioritet transferimin e Malen gjatë afatit kalimtar të verës.

Gjermanët e shohin 22-vjeçarin si zëvendësim të mundshëm të Jadon Sancho i cili duket se do të transferohet te Man Utd këtë verë.

Holandezi ka impresionuar me paraqitjet te PSV sezonin e kaluar duke realizuar 27 gola dhe 10 asistime në 45 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Sulmuesi aktualisht është duke marrë pjesë me Kombëtren e Holandës në “Euro 2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat