Bale me ofertë

Futboll

Bale me ofertë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 17:07
Bale me ofertë

Gareth Bale dhe e ardhmja e tij vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes gjatë këtyre javëve të nxehta.

Uellsiani nuk ka sqaruar akoma se çfarë do të bëjë. Megjithatë, duket se ka dëshirë të vazhdojë të luajë. Ndoshta oferta origjinale e Schalke-s mund ta bindë.

Gjatë ndeshjes së Uellsit kundër Danimarkës, e vlefshme për 1/8-at e Euro 2020, një grup tifozësh ka nxjerrë një mesazh ku shkruhej: “Bale, hajde te Schalke”.

Klubi gjerman ka përfituar nga rasti dhe i ka bërë një “propozim” të bukur lojtarit. Në profilin e skuadrës në Twitter është postuar mesazhi: “Gelsenkirchen është gati për ty, Gareth”.

Një mesazh i shoqëruar me fotografinë e fushës së golfit të qytetit.

Kështu, gjermanët provojnë të tundojnë Bale me hobin e tij të preferuar. Të shohim nëse ylli i Real Madrid do të tërhiqet nga ideja për një eksperiencë në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat