E jashtëzakonshme, Renova nesër e pret talentin e madh

Futboll

E jashtëzakonshme, Renova nesër e pret talentin e madh

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 18:33
E jashtëzakonshme, Renova nesër e pret talentin e madh

Nesër (e hënë, 28 qershor 2021) do të shpërthejë një “bombë” futbollistike në Tetovë. Renova do të sjell një përforcim të madh për sezonin e ri.

Drejtuesit e këtij klubi kanë përfunduar me sukses negociatat me talentin e madh shqiptar Medin Bajrami, duke rënë dakord për dy sezone.

Mbrojtësi shqiptar nesër do të niset nga Ljubljana, ku jeton me familjen, për në Tetovë, ku do të firmos kontratën dhe më pas do të promovohet si futbollist i ri i “gjopspunuesve”, shkruan "News-tv. mk". 

Medini Bajrami e njeh mirë kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll, pasi sezonin që kaloi ishte pjesë e Bellasicës nga Strumica.

23-vjeçari luan në pozitën e stoperit, ndërsa ka kaluar nëpër ekipet zinxhir të skuadrës së famshme sllovene, NK Maribor.

Pritet që Bajrami të jetë shtylla e Renovës në fazën defensive, por jo vetëm kaq pasi ai është i rrezikshëm edhe në repartin sulmues, duke shënuar gola me kokë, sidomos pas ndërprerjeve.

Gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për NK Krsko, Drav Ptuj dhe ND Ilirija në Slloveni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat