Ja çfarë thonë Xhaka e Shaqiri për Francën

Futboll

Ja çfarë thonë Xhaka e Shaqiri për Francën

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2021 Në ora: 20:13
Ja çfarë thonë Xhaka e Shaqiri për Francën

Kombëtarja e Zvicrës është gati për sfidën e madhe të nesërme (21.00) kundër kampionit të botës, Francës.

Ndeshje e vlefshme e të tetës së finales së Kampionatit Evropian, Zvicra kërkon mrekullinë në stadiumin ‘National’ në Bukuresht.

“Pogba mund të vendosë çdo lojë. 

Kante fiton shumë duele. Për mua dy nga lojtarët më të mirë në botë. 

Ne nuk duhet t'i fshihemi askujt, por na duhet një ditë shumë, shumë e mirë për të mposhtur Francën’, tha mes të tjera kapiteni Granit Xhaka për mediumin prestigjioz zviceran  “Blick”. 

Xherdan Shaqiri, si gjithmonë optimist, shprehet mes të tjera: “Thjesht duhet të jemi gjakftohtë, gjithçka mund të ndodhë për 90 minuta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat