Selektori i Holandës, justifikon eliminimin

Futboll

Selektori i Holandës, justifikon eliminimin

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 22:17
Selektori i Holandës, justifikon eliminimin

Pas disfatës ndaj Çekisë me rezultatin 0-2, në mikrofonat e “NOS TV” ka folur tekniku i Holandës, Frank De Bur ku ka deklaruar se deri tek kartoni i kuq i marrë i De Ligtit “tulipanët” po dominonin lojën:

“Çekia ishte një skuadër shumë e vështirë për t’u përballur, por deri tek kartoni i kuq i marrë nga De Ligt ne kemi dominuar lojën.

Dumfrajs kaq arritur deri në fundin e fushës shumë herë në pjesën e parë, ashtu siç ka bërë dhe krahu tjetër ai i Van Anholt, por nuk kemi qenë deçiziv në pasin e fundit.

Në këto gara deçizive janë episodet, nuk kemi shfrytëzuar si duhet rastin e Malen dhe pas pak minutash kemi mbetur me 10 lojtarë.

Kur ishim poshtë një goli po mendoja që të ndërroja skemë nga 3-5-2 në 3-3-3, duke vendosur Berguajs si anësor i djathtë, duke dërguar në të majtë Promes dhe Vergorst si sulmues qendre. Menjëherë shkuam poshtë dy golave, dhe ndryshova mendim.”, përfundoi De Bur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat