Jordi Alba nuk dëshiron largimin nga Barcelona

Futboll

Jordi Alba nuk dëshiron largimin nga Barcelona

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:44
Jordi Alba

Mbrojtësi Jordi Alba nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Alba nuk ka asnjë arsye të largohet nga Barcelona këtë verë.

Klubi italian Inter ka shprehur interesim së fundmi për mbrojtësi, por ai dëshiron qëndrimin në “Camp Nou” deri në përfundim të kontratës së tij në vitin 2024.

Spanjolli, sezonin e kaluar zhvilloi 49 paraqitje me fanellën e ‘Blaugranëve’ në të gjitha garat, duke realizuar pesë gola dhe 15 asistime.

32-vjeçari, aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren e Spanjës në “Euro 2020”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat