Del një problem gjatë bisedimeve Lazio-Liverpool, për transferimin e Xherdan Shaqirit

Futboll

Del një problem gjatë bisedimeve Lazio-Liverpool, për transferimin e Xherdan Shaqirit

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 16:37
Xherdan Shaqiri

Klubi italian, Lazio është i interesuar ta kompletojë transferimin e yllit të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri është një ndër lojtarët të lirë për shitjen gjatë verës, pavarësisht paraqitjeve të mira që është duke bërë në “Euro 2020”.

Sipas Liverpool Echo, “Reds” i kanë vendosur shqiptarit çmimin prej 13 milionë euro, aq sa paguan te Stoke City në vitin 2018.

Shaqa është një ndër lojtarët më të vlefshëm për trajnerin Jurgen Klopp, por shkaku i minutazhës së ulët, ekziston mundësia e largimit.

Lazio thuhet se është në bisedime me Liverpoolin, por problem mbetet çmimi prej 13 milionë euro, ngase nuk dihet nëse klubi italian do paguajë këtë vlerë.

Roma, CSKA Moscow, Sevilla dhe Newcastle gjithashtu kanë shprehur interesim për Shaqirin.

Sidoqoftë, Liverpool është në pritje të dëgjojë edhe dëshirën e lojtarit për t’u larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat