Dëmtimi e mundon prej disa muajve, ylli i Portugalisë do operohet

Futboll

Dëmtimi e mundon prej disa muajve, ylli i Portugalisë do operohet

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Pas eliminimit të Portugalisë nga Kampionati Evropian 2020, Joao Felix do t’i nënshtrohet një operacioni në Porto të enjten nga kirurgu holandez Niek van Dijk për të rikuperuar një dëmtim në kyçin e këmbës, që e ka bërë të vuajë gjatë muajve të fundit.

Sulmuesi i Atletico Madrid pritet të mbetet jashtë për një muaj dhe të rikuperohet në kohë për fillimin e sezonit 2021/22, në të cilin ai do të përpiqet të rikthehet në formën e mirë të sezonit të shkuar, kur madrilenët u shpallën kampion.

Paraqitjet e Joao Felix edicionin e shkuar demonstruan potencialin e 21-vjeçarit, por dëmtimet e frenuan më pas. Ai e humbi vendin në formacion te Atletico dhe Portugalia për shkak të problemeve fizike.

Te të dy kampet janë të sigurt se dëmtimi i kyçit të këmbës e ka penguar atë të shkëlqejë në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat