Xhaka fenomenal dhe fitorja meritore e Zvicrës ndaj Francës

Futboll

Xhaka fenomenal dhe fitorja meritore e Zvicrës ndaj Francës

Nga: Skënder Mulliqi Më: 29 qershor 2021 Në ora: 00:41
Xhaka fenomenal dhe fitorja meritore e Zvicrës ndaj Francës

Sonte pa dyshim shikuesit pranë ekraneve televizive kudo në botë, shikuan ndeshjen më dramatike dhe më të bukur të deritashme të Kampionatit Evropian.

Futbollistët e kombëtares të Zvicrës, në mesin e të cilës luajnë disa futbollistë shqiptarë, treguan lojë brilante duke mposhtur kampionin aktual të botës, skuadrën e Francës. 

Xhaka e mbajti mesin fushës në stilin e Bekenbauerit të famshëm, duke mos bërë po thuaj asnjë gabim të vetëm.

Me insistimin e tij Zvicra shënojë dy gola. 

Përbërja zvicerane i mori dy gola pas avantazhit që kishin, duke bërë  gabime fatale në mbrojtje, e jo në saje të ndonjë aksioni mirë të organizuar të kombëtares të Francës, e cila sonte humbi me meritë pas ekzekutimit të penalltive.

Tifozët në shkallët e stadiumit u kënaqen duke shikuar një shfaqje të bukur futbolli. 

Shikuan një lojë mirë të organizuar kolektive të futbollistëve të Zvicrës. 

Se nuk mjaftojnë vetëm yjet e futbollit në përbërjen franceze, u pa edhe në këtë ndeshje të këtij evropiani.

Urime Zvicrës dhe futbollistëve shqiptarë për paraqitjet e tyre të mrekullueshme.

Ishte kjo fitore befasuese dhe fitore e madhe,  e cila i kënaqi futbolldashësit të ngjarjes më të madhe të vitit siç, është Kampionati Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat