Mbappe: E di që ju tifozët jeni të zhgënjyer

Futboll

Mbappe: E di që ju tifozët jeni të zhgënjyer

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 11:43
Mbappe: E di që ju tifozët jeni të zhgënjyer

Fati është mizor për ekzekutuesin e serisë së pestë të penalltive. Mund të jetë ai që kualifikon ekipin e tij ose ai që e eliminon atë. Për fatin e tij të keq, Kylian Mbappé, i cili kërkoi të merrte përgjegjësinë maksimale me 11-metërshin vendimtar, gaboi përballë Sommer.

Gaboi te penalltia, por edhe më parë. Edhe pse mori pjesë në dy golat e Benzemasë, 22-vjeçari e humbi ndeshjen e tij.

“Ylli” i PSG-së, i cili nuk ka folur para gazetarëve pas këtij dështimi, preferoi rrjetet sociale për të komunikuar me tifozët.

“Shumë e vështirë për të kthyer faqen. Trishtimi pas këtij eliminimi është i madh, ne nuk e arritëm objektivin tonë. Më vjen keq për këtë penallti.

Doja ta ndihmoja ekipin, por nuk ia dola. E di që ju tifozët jeni të zhgënjyer, por gjithsesi do të doja t’ju falënderoja për mbështetjen tuaj dhe që keni besuar gjithmonë tek ne. Gjëja më e rëndësishme do të jetë të qëndrojmë edhe më të fortë për atë që na pret në të ardhmen.

Urime dhe fat të mbarë Zvicrës,” e mbyll mesazhin e tij kampioni në fuqi i botës, i cili ka kaluar nga ëndrra në makth nga një kompeticion në tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat