Stadiumi i FC Shkupi çdo ditë e më shumë po merr pamjen moderne

Futboll

Stadiumi i FC Shkupi çdo ditë e më shumë po merr pamjen moderne

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 12:42
Ganiu: Stadiumi i FC Shkupi çdo ditë e më shumë po merr pamjen moderne

Stadiumi i FC Shkupit çdo ditë e më shumë po merr pamjen moderne.

"Ekipet tona komunale të punës për momentin janë duke punuar në rregullimin dhe shtruarjen e dy korsive, njërës me bekaton dhe tjetrës me beton, të stadiumit të FC Shkupit.

Korsitë do jenë me gjatësi prej 103 metrash. Ndërkohë, në këtë stadium punët ndërtimore janë duke u zhvilluar edhe në drejtim të kompletimit të objektit administrativ dhe zhveshtores, tribunës dhe rregullimit të barit dhe sistemit të ujitjes.

Po punojmë me intensitetin më të lartë që gjatë kampionatit të ri, ekipi i zemrës sonë FC Shkupi t’i fillojë ndeshjet në shtëpinë e vet", shkruar Visar Ganiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat