Conte: Danimarka është kthyer në ekipin e të gjithë tifozëve

Futboll

Conte: Danimarka është kthyer në ekipin e të gjithë tifozëve

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 12:58
Conte: Danimarka është kthyer në ekipin e të gjithë tifozëve

Antonio Conte ka folur së fundmi rreth europianit, teksa thekson se secila skuadër që di të sillet mirë në fushë, mund të luaj si e barabartë ndaj kujtdo. Sakaq, Konte shton se Danimarka pas asaj që ndodhi ke Eriksen, është kthyer në një përrallë.

“Ky europian ka treguar se ekipet të cilat dinë si të sillen në fushë, mund të luajnë përballë kujtdo.

Surpriza e vërtetë para Zvicrës ishte Republika Çeke dhe Danimarka.

Për danezët nuk është vetëm çështje tekniko-taktike, në momentin më dramatik mes jetës dhe vdekjes së Eriksen, në ekip është krijuar një kimi e madhe, një forcë e jashtëzakonshme e grupit që tashmë ka marrë përmasat e një përralle.

Danimarka është kthyer në ekipin e të gjithë tifozëve dhe duket që janë të shpejtë, të paparashikueshëm dhe të freskët. Unë nuk e di si do të shkojë ecuria sepse përrallat ndonjëherë përplasen nga realiteti i fortë, por uroj që te ecin sa më shumë”, u shpreh Conte..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat