As mediat belge duket se nuk besojnë shumë në rikuperimin...

Futboll

As mediat belge duket se nuk besojnë shumë në rikuperimin...

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 13:11
As mediat belge duket se nuk besojnë shumë në rikuperimin...

As mediat belge duket se nuk besojnë shumë në rikuperimin e plotë të të dëmtuarve të rëndësishëm të Belgjikës, Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard, për ndeshjen e së premtes në Mynih, kundër Italisë.

Përtej besimit te stafi mjekësor dhe fizioterapistët perceptohet pesimizëm, sidomos për sa i përket Hazard. Ndërhyrja nga pas e portugezit Palhinha i ka shkaktuar De Bruyne një ndrydhje në kaviljen e majtë me prekje të lehtë të ligamenteve. Rezonanca gjithsesi ka lënë shpresa për një rikuperim rrufe. De Bruyne ecën pa probleme të veçanta dhe ndonjë shpresë për rikuperimin e tij ekziston. 

Më komplekse situata e Eden Hazard, në momentin kur kërkoi zëvendesimin u mendua se trekuartisti i Realit të Madridit vuante ndonjë problem muskulor në kofshën e djathtë, por ekzaminimet evidentuan prekje të tendinave dhe vetë lojtari la të kuptohet se nuk është i sigurt nëse mund t’ia dale, duke u shprehur: “Jam kapiteni dhe, gjithsesi, do të qëndroj në grumbullim me shokët e skuadrës”.

Trajneri Roberto Martinez tha se të dy lojtarët kanë nga 50% shanse për t’u rikuperuar, por, në të vërtetë, duket se De Bruyne ka më tepër se shanse se Eden Hazard.

Portieri i dytë, Simon Mignolet, ish-i Liverpoolit, që aktualisht militon te Bryzh, la grumbullimin për një problem në gju dhe në vendin e tij u thërrit nga pushimet Thomas Kaminski, me pasaportë belge e polake dhe që luan me Blackburn, por që do të jetë portieri i tretë.

Në rolin e zëvendësit të Courtois gradohet në këtë mënyrë Matz Sels, që luan në Francë me Strasburgun. Mignolet është lojtari i dytë i Belgjikës që lë grumbullimin në këtë Europian, pas Thimothy Castagne, që u operua për 6 frakturat në fytyrë që pësoi në ndeshjen e parë me Rusinë, duke u detyruar të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat