Selektori i Gjermanisë: Anglezët janë rritur shumë

Futboll

Selektori i Gjermanisë: Anglezët janë rritur shumë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 13:32
Selektori i Gjermanisë: Anglezët janë rritur shumë

Selektori i Gjermanisë, Joachim Loew, është i bindur që ndeshja ndaj Anglisë do të vendoset nga episodet.

Ashtu si dhe Sauthgejt, Loew beson se detajet do të bëjnë diferencën në sfidën e “Wembley”-t.

Sa i druheni Anglisë?

Anglezët janë rritur shumë në këto tri vitet e fundit. Në Kupën e Botës në 2018 ata vërtetuan se janë një nga skuadrat më të mira në botë.

Ata kanë lojtarë që luajnë në një nga kampionatet më të fortë për të mos thënë më i forti në Europë, ata janë të shpejtë dhe mund të na godasin në çdo kohë, përgjigjet Loew.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat