Milani nis negociatat me Kessie-n

Futboll

Milani nis negociatat me Kessie-n

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 15:01
Milani nis negociatat me Kessie-n

Marrëdhënia Milan-Kessie është shumë më pak e komplikuar nga sa duket.

Ka distancë, është e vërtetë, por edhe dëshirë për t’u ulur rreth një tavoline dhe për të biseduar në mënyrë që të arrihet akordi që të mos përsëritet historia si me Donnarumman dhe Calhanoglu. Në  fakt nuk ka pasur kurrë negociata me Gigion dhe Calhanoglu, pasi kërkesat e tyre u konsideruan menjëherë të tepruara dhe u kuptua qartë dëshira e lojtarëve për të ndryshuar ambient. Milani ndërkohë me Kessie-n është gati të negoci

ojë. Maldini dhe Massara i ofrojnë mesfushorit rreth 4 milion euro në sezon, praktikisht dyfishin e kontratës aktuale, ndërsa Kessie kërkon 6 milionë.

Milani dhe Kessie janë në fillimin e bisedimeve, ata kanë qëllimin e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre. Sidoqoftë kjo është një çështje që kërkon kohën e vet. Drejtuesit kuqezi i japin rëndësi faktit që Kessie ka dëshirë të qëndrojë në “San Siro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat