Ky është vlerësimi për Xhakën, Shaqirin dhe Mehmedin nga media e njohur zvicerane 

Futboll

Ky është vlerësimi për Xhakën, Shaqirin dhe Mehmedin nga media e njohur zvicerane 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2021 Në ora: 15:35
Ky është vlerësimi për Xhakën, Shaqirin dhe Mehmedin nga media e njohur zvicerane 

Shqiptarët treguan lojë të madhe për Kombëtaren e Zvicrës, e cila mbrëmë u kualifikua në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Zvicra me penallti e mposhti me rezultat 5:4 kampionin në fuqi të botës, Francën, pasi që sfida në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi me rezultat 3:3.

Kapiteni Granit Xhaka ishte motor i ekipit, i cili asistoi në golin e tretë të barazimit pikërisht në minutën e 90-të.

Media e njohur zvicerane, ‘Blick’, futbollistin Xhaka e vlerëson me notë maksimale (6), ndërsa Xherdan Shaqirin me 4 dhe Admir Mehmedin me 5.

Xhaka ka luajtur 120 minuta, Shaqiri 73 dhe Mehmedi u aktivizua nga minuta e 87-të. 

Ja notat mediumit prestigjioz zviceran “Blick”: Yann Sommer 6, Nico Elvedi 6, Manuel Akanji 6, Ricardo Rodriguez 6, Silvan Widmer 5, Remo Freuler 5, Granit Xhaka 6, Stefen Zuber 6, Xherdan Shaqiri 4, Breel Embolo 4, Haris Seferoviq 6, Mario Gavranoviç 6, Kevin Mbapu 5, Ruben Vargas 5, Christian Fassnacht 5, Admir Mehmedi 5, Fabian Schar 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat