Konfirmohen çiftet çerekfinaliste të Kupës së Amerikës

Futboll

Konfirmohen çiftet çerekfinaliste të Kupës së Amerikës

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Kampionati Evropian Euro 2020 do të kompletojë sot të gjitha skuadrat e fazës së çerekfinales, ku dy ndeshjet e fundit të fazës eliminatore janë ajo mes Anglisë e Gjermanisë, dhe Suedisë e Ukrainës.

Por, përveç Euro 2020, dashamirët e futbollit mund të përcjellin edhe garën e shteteve amerikane, e njohur ndryshe edhe si Kupa e Amerikës.

E për dallim nga ky Kampionat Evropian, në Kupën e Amerikës 2021 veçse janë konfirmuar skuadrat të cilat do të përballen në çerekfinale.

Kombëtaret si ajo e Argjentinës, Brazilit, Paraguait, Uruguait, Perusë, Kilit, Kolumbisë dhe Ekuadorit kanë siguruar biletat drejt 1/8-ës së finales së kësaj gare.

E ndër përballjet më interesante të fazës së çerekfinales së Kupës së Amerikës do të jetë ajo mes Brazilit e Kilit.

Çiftet e çerekfinales së Kupës së Amerikës i gjeni më poshtë.

2 korrik, 23:00 Peru – Paraguai (Stadiumi Olimpico Pedro Ludovico)

3 korrik, 02:00 Brazil – Kili (Stadiumi Olimpico Nilton Santos)

4 korrik, 00:00 Urugai – Kolumbia (Stadiumi Nacional de Brasília)

4 korrik, 03:00 Argjentina – Ekuadori (Stadiumi Olimpico Pedro Ludovico)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat