De Boer jep dorëheqjen nga Holanda

Futboll

De Boer jep dorëheqjen nga Holanda

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 17:06
De Boer jep dorëheqjen nga Holanda

Vendimi është marrë nga vetë trajneri holandez, i cili nuk arritur objektivin minimal të vendosur me Federatën për Europianin, që ishin çerekfinalet:

“Kam vendosur të mos vazhdoj më si trajner i kombëtares. Objektivi nuk është arritur, kjo është e qartë”, ka thënë De Boer.

“Kur më është ofruar vendi i trajneri të kombëtares në vitin 2020, kam menduar se ishte një nder dhe një sfidë, por isha edhe i vetëdijshëm për presionin që do të kisha patur nga ai moment e në vazhdim”, ka shtuar trajneri.

“Ky presion po rritet dhe kjo nuk është më një situatë e shëndetshme për mua, as për skuadrën në pritje të Botërorit. Dua t’i falënderoj të gjithë, natyrisht tifozët dhe lojtarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat