Musiala- një nga lojtarët më të përfolur te Gjermania

Futboll

Musiala- një nga lojtarët më të përfolur te Gjermania

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 17:08
Musiala- një nga lojtarët më të përfolur te Gjermania

Jamal Musiala është pa dyshim një nga lojtarët më të përfolur te Gjermania.

18-vjeçari cilësohet si nga talentet më të mëdha në vend dhe jo vetëm. Në debutimin ndaj Hungarisë, ai tregoi se Lëv bëri mirë që besoi tek ai. Vetë lojtari u shpreh në një intervistë se ende nuk e besonte faktin që ishte pjesë e Gjermanisë dhe luan në një turne në të madh.

Sa e vështirë është të vinit nga Anglia në Gjermani?

Në fillim jetoja në Gjermani dhe pastaj shkova në Angli për të ardhur sërish në Gjermani. Vajtja në Angli ishte shumë e vështirë. Mezi u ambientova. Isha në një moshë të vogël dhe mezi arrita të përshtatesha me jetën në ishull. Rikthimi në Gjermani më ka bërë mirë. Jeni shumë të lidhur me familjen, te Bajerni ishte mamaja që ju çonte në stërvitje? Po është e vërtetë, pasi nuk kisha ende një patentë. Mamaja ka qenë një mbështetje e madhe për mua. Jam këtu për shumë arsye dhe ajo është një nga arsyet madhorë.

Kishit një plan B nëse nuk do të ishit bërë futbollist?

Plani A ishte të bëhesha futbollist dhe të jepja gjithçka. Nuk kam pasur plan B. Për fatin e mirë ia arrita qëllimit dhe pse mund të them se është vetëm fillimi dhe se rruga është shumë gjatë. Dhe pse mund të them se kisha premisa për tu bërë një arkitekt i mirë (qesh).

Jeni penduar që keni zgjedhur Gjermaninë para Anglisë?

Jo, aspak. Lëv më ka telefonuar vazhdimisht, kombëtarja gjermane shfaqi më shumë interes dhe më pas të gjitha u bënë bashkë, fakti që luaj për Bajernin luajti një rol të rëndësishëm. Jam i lumtur që bëra këtë zgjedhje. Ndihem shumë mirë këtu dhe pse jam më i vogli, lojtarët sillen mirë. Ndonjëherë më duket sikur e gjitha kjo është një ëndërr, ka ndodhur gjithçka shumë shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat