Reali nuk ka interesim për Kounde

Futboll

Reali nuk ka interesim për Kounde

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 18:41
Reali nuk ka interesim për Kounde

Real Madrid nuk ka interesim për transferimin e mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde pavarësisht raportimeve.

“Los Blancos” ndoshta kanë nevojë për një qendërmbrojtës të ri me Sergio Ramos që u largua, derisa Raphael Varane gjithashtu mund të ndjek këtë rrugë.

Francezit i skadon kontrata vitin tjetër, andaj Real Madrid do ta shesë në mënyrë që të mos e lejojë të largohet si agjent i lirë.

Sipas El Chiringueto, Reali nuk ka interesim për Kounde.

Reali është në pozitë të vështirë financiare, andaj nuk mund të menaxhojnë të paguajë 80 milionë euro për francezin.

13 herë kampioni i Evropës ka transferuar David Alaba, por gjithashtu në skuadër ka edhe Eder Miliato dhe Nacho Fernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat