Partizani prezanton ish-mbrojtësin e Vllaznisë

Futboll

Partizani prezanton ish-mbrojtësin e Vllaznisë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 21:39
Partizani prezanton ish-mbrojtësin e Vllaznisë

Lëvizje surprizë në merkato. Filip Gligorov është përforcimi i ri i Partizanit në merkato.

Ish-mbrojtësi i Vllaznisë, i është bashkuar “demave të kuq”, teksa ka qenë vetë klubi që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se 27-vjeçari ka nënshkruar sot një kontratë 2-vjeçare, duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Daja.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

ZYRTARE 

FILIP GLIGOROV VISHET I KUQ

Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Filip Gligorov. Mbrojtësi 27 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë dy vjeçare dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trainerit Ilir Daja.

Gligorov i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit të Shkupit, më parë është aktivizuar në Sllovaki, Bosnjë Hercegovina, Rumani si dhe në kampionatin tonë me Vllazninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat