​Southgate: Anglia është në një moment të rrezikshëm

Futboll

​Southgate: Anglia është në një moment të rrezikshëm

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 23:44
Gareth Southgate

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate ka refuzuar t’i jap shumë jehonë fitores historike ndaj Gjermanisë duke thënë se skuadra e tij ndodhte para një momentin të rrezikshëm në prag të çerekfinales e cila zhvillohet të shtunën.

Anglia mundi Gjermaninë në një ndeshje nokauti për herë të parë që nga finalja e Kupës Botërore 1966 për t’u dëshmuar si skuadër pretendente për ta fituar Euro 2020.

"Në të vërtetë nuk kishte nevojë ta thoja por kur u futëm në dhomën e zhveshjes po flisnim për të shtunën tashmë," tha ai.

"Sepse dita e sotme ka qenë një performancë e jashtëzakonshme, por me një kosto, emocionalisht dhe fizikisht të fortë. Ne duhet të sigurohemi që të rikuperohemi mirë fizikisht dhe mendërisht që të jemi në formën e duhur. Është një moment i rrezikshëm për ne.”

“Ne e dimë se do të jetë një sfidë e madhe nga këtu e tutje. Lojtarët e dinë këtë. Ata kanë qenë në fazat finale edhe më parë, ata e dinë sa e vështirë ka qenë.”

"Këmbët e tyre janë në tokë, ata duhet të ndjehen të sigurt në mënyrën se si kanë luajtur, mënyrën e performancës së tyre. Por ne kemi ardhur këtu me një qëllim dhe nuk e kemi arritur atë ende.", tha në fund trajneri i Anglisë.

Anglia do të ballafaqohet ne çerekfinale me fituesin e duelit Ukrainë – Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat