Nga pengu Theo Hernandez te Aouar, Franca përgatit revolucionin

Futboll

Nga pengu Theo Hernandez te Aouar, Franca përgatit revolucionin

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 08:29
Theo Hernandez

Pas lamtumirës nga Euro 2020 dhe në pritje për të kuptuar nëse Deschamps do ta vazhdojë aventurën e tij si trajner i kombëtares, Franca po mendon për të ardhmen.

Sipas RMC Sport, eliminimi ndaj Zvicrës do të jetë një mundësi për të bërë një ndryshim brezash në ekip.

Ata që pritet të largohen nga përfaqësuesja, në pritje te Katar 2022, duhet të jenë 35-vjeçari Steve Mandanda, 32-vjeçari Moussa Sissoko (konsiderohet një besnik i Deschamps) dhe Olivier Giroud, i lënë në hije nga Karim Benzema.

Sepse, për shembull, në Francë diskutohet shumë për lënien jashtë të Theo Hernandez, veçanërisht duke marrë në konsideratë se në fund Rabiot është aktivizuar si mbrojtës i majtë.

Bashkë me të, do të mund të gjejnë hapësira në Francën e së nersërmes një tjetër mbrojtës krahu si Benjamin Mendy, por edhe talentë me të ardhmen e sigurt dhe yje të së tashmes si Upamecano, Ikone, Fekir, Martial, Ndombele, Aouar, Kounde dhe Camavinga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat