Kampioni i Spanjës kërkon se paku 100 milionë

Futboll

Kampioni i Spanjës kërkon se paku 100 milionë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 11:14
Simeone

Atletico Madrid ka njoftuar Man. Junajtedin se mesfushori Saul Niguez mund të largohet për ndonjë ofertë të mirë.

Spanjolli ka dështuar të jetë titullar te Atletiko gjatë edicionit 2020/21 dhe gjithashtu nuk u ftua nga Luis Enrike te komëbtarja e Spanjës për “Euro 2020”.

Pavarësisht këtyre problemeve, Saul kërkohet nga klubet e Premierligës, si Man. Junajted, Man. Siti, Çellsi dhe Liverpuli.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Atletiko ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e Saullit, mirëpo duan një vlerë të lartë në këmbim.

Kampioni i Spanjës kërkon se paku 100 milionë euro edhe pse kontrata e mesfushorit skadon në vitin 2026 dhe ka klauzolë të lirimit me vlerë 150 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat