Emini nënshkruan me skuadrën e re

Futboll

Emini nënshkruan me skuadrën e re

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 11:24
Emini nënshkruan me skuadrën e re

Izair Emini është emër i njohur në futbollin shqiptar ku ka luajtur për shumë ekipe të njohura.

Së fundmi, Emini, është paraqitur për skuadrën gjilanase, Dritën, aty ku u shpall edhe kampion i Kosovës.

Sulmuesi tashmë është bërë me skuadër të re ku ka arritur marrëveshje me Klubin Futbollistik “Voska” nga Maqedonia e Veriut.

Skuadra nga komuna e Ohrit këtë vit garat do t’i zhvilloj në Ligën e Dytë.

Kujtojmë që Emini ka arritur të shpallet kampion në tri shtete të ndryshme, Dritën (Kosovë), Shkëndijën (Maqedoni e Veriut) dhe Kukësin (Shqipëri)..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat