Selektori i Anglisë: Çerekfinalen do ta luajmë në Romë, larg shtëpisë

Futboll

Selektori i Anglisë: Çerekfinalen do ta luajmë në Romë, larg shtëpisë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 12:14
Selektori i Anglisë: Çerekfinalen do ta luajmë në Romë, larg shtëpisë

Kujtimi i asaj penalltie të humbur kundër Gjermanisë 25 vite më parë në gjysmëfinalen e “Euro 1996” në “Wembley”, është tretur nga Garet Sauthgejt, por jo plotësisht. Ai e shpagoi atë gabim me kualifikimin kundër “Pancerave”, këtë herë në timonin e “Tre Luanëve”:

“Jam shumë i kënaqur. Po shikoja në ekranin e madh të stadiumit dhe pash Dejvid Simanin (portierin e Anglisë në “Euro 1996”). Unë nuk mund ta ndryshoja historinë për shokët e mi të skuadrës në këtë ndeshje.

Ai moment do të dhembë gjithnjë, por është fantastike që u dhamë njerëzve një tjetër ditë për të kujtuar dhe tani duhet ta bëjmë këtë edhe në Romë. Lojtarët ishin fantastikë. Ne merituam të fitojmë, por nëse nuk e bëjmë edhe të shtunën, nuk do ketë asnjë rëndësi kjo që bëmë me Gjermaninë.

Ndryshuam disa gjëra dhe menduam që me Sakën dhe Sterling të krijojmë më shumë rrezikshmëri në mbrojtjen e tyre dhe t’u bllokonim krahët gjermanëve.

Skuadra luajti shkëlqyeshëm në të gjithë sektorët e fushës dhe u mbrojt në mënyrë fantastike. Jam i kënaqur edhe për Herri Kejnin. Atij i duhej ai gol pas shumë kritikave që ka marrë gjatë kësaj periudhe. Ky është një moment i mrekullueshëm, por tani nuk ka kohë për festë.

A e kemi rrugën e hapur drejt finales? Do të ishim idiotë nëse do të na mbërthente euforia dhe do të mendonim se jemi në anën e duhur të shortit. Çerekfinalen do ta luajmë në Romë, larg shtëpisë dhe atje nuk do të kemi tifozët tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat