Arsenal dhe Tottenham në garë për Aouar

Futboll

Arsenal dhe Tottenham në garë për Aouar

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 12:52
Arsenal dhe Tottenham në garë për Aouar

Tottenham i është bashkuar garës me rivalin lokal, Arsenal për të transferuar yllin e Lyonit, Houssem Aouar.

Francezi është shënjestër e “Topçinjve”, me trajnerin Mikel Arteta që është admirues i madh i mesfushorit.

Sidoqoftë, sipas The Mirror, Aouar është në listën e lojtarëve që kërkohen nga Fabio Paratici.

Tottenham thuhet se janë të gatshëm të paguajnë kartonin e 22-vjeçarit, pavarësisht që pritet të kushtojë mjaftë para.

Aouar ka zhvilluar 30 paraqitje për klubin e Ligue 1 edicionin e kaluar, duke shënuar shtatë gola dhe asistuar tre herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat