Manchester Utd ka dërguar skautë për të parë Adrien Rabiot

Futboll

Manchester Utd ka dërguar skautë për të parë Adrien Rabiot

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 14:53
Manchester Utd ka dërguar skautë për të parë Adrien Rabiot

Sipas raporteve nga gazeta britanike “The Daily Star”, Manchester United ka dërguar skautë për të parë Adrien Rabiot në veprim gjatë disfatës së Francës në “Euro 2020”, të hënën në mbrëmje kundër Zvicrës.

Rabiot, i cili ishte thirrur të luante një rol të ri nga trajneri Deschamps (si mbrojtës i majtë në një 3-4-1-2) ishte nën vëzhgimin e një vëzhguesi të “Djajve të Kuq”, i cili më vonë do t’i raportonte Ole Gunnar Solskjaer mbi performancën e lojtarit të Juventusit.

Francezi nuk ishte në gjendje të demonstrojë, megjithatë, vlerat e tij të vërtetë në 120 minuta lojë, sepse ishte në një rol jonatyral, shto këtu rezultatin e bujshëm që eliminoi kampionët e botës. 

Përkundër performancës së dobët me ekipin kombëtar francez, Manchester United është ende i interesuar për 26-vjeçarin, i cili mbërriti në Torino si transferim falas sezonin e kaluar.

Rabiot ishte lidhur me një largim nga “Allianz Stadium” në përpjekje për ta rifilluar karrierën e tij, por, pasi kapërceu një fillim të komplikuar me fanellën bardhezi, nisi të luajë shkëlqyeshëm. Për pasojë, francezi tërhoqi vëmendjen e disa gjigantëve të Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat