Portieri i Spanjës pa justifikime

Futboll

Portieri i Spanjës pa justifikime

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 15:06
Portieri i Spanjës pa justifikime

Një prej golave më qesharak që u realizua në Europian i përket Kroacisë në ndeshjen kundër Spanjës.

Ballkanasit kaluan të parët në avantazh pas gabimit të pafalshëm të portierit spanjoll, Unai Simon. UEFA e ka quajtur si autogolin e Pedrit, megjithëse ky i fundit nuk ka asnjë përgjegjësi dhe pjesë të fajit.

Pas pasimit të dhënë te portieri, Simon nuk arriti që të ndalte dot topin me këmbë dukë përfunduar në rrjetë. Teksa gafa u krye portieri i Spanjës ka kryer jo pak ndërhyrje vendimtare, megjithëse ndeshja ishte dramatike dhe përfunduar me rezultatin e përgjithshëm 3-5.

Me golin ose më saktë autogolin që nuk shpjegohet dot as sot, Simon nuk kërkon asnjë justifikim: “Më ka shqetësuar pjesa që duhet ta shikoja atë gol gjashtë apo shtatë herë. Nuk gjej një shpjegim. Dielli nuk më ka shqetësuar fare në atë rast. U përpoqa të kontrolloja topin dhe ta qetësoja, mbeta pa topin në fund. Ishte e gjitha një aksident”, tha Simon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat