Amir Rrahmani viziton klubin e fëmijërisë

Futboll

Amir Rrahmani viziton klubin e fëmijërisë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 20:04
Amir Rrahmani viziton klubin e fëmijërisë

Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe i skuadrës së Napolit, Amir Rrahmani e ka vizituar klubin e tij të fëmijërisë Ramiz Sadikun.

Kapitenin e Kosovës e kanë pritur në stadiumin e Ramiz Sadikut, përgjegjësi i klubit Agron Mecinaj së bashku me stafin e klubit.

Rrahmani përcjelli nga afër stërvitjen e 16-vjeçarëve duke ju treguar më pas që ishte vetë ai, i cili kishte debutuar 16 vjeç në ekipin e parë të Ramiz Sadikut.

Rrahmani dhe shumë të tjerë janë yjet që kanë dalë nga shkolla e futbollit të kësaj skuadre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat