Shqiptari largohet nga Koln-i

Futboll

Shqiptari largohet nga Koln-i

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 20:12
Shqiptari largohet nga Koln-i

Elvis Rexhbeçaj është larguar përfundimisht nga FC Koln.

Mesfushori kosovar është larguar nga klubi i Kolnit dhe është rikthyer në ekipin e tij Wolfsburg.

Te Kolni ai ishte në formë huazimi, ku gjatë sezonit 20/21 ai bëri 30 paraqitje dhe shënoi 5 gola (2 asistime).

Lajmin për largimin e kosovarit e ka bërë të ditur vet klubi përmes rrjeteve sociale.

“Hero i derbit. Ishte kënaqësi dhe privilegj të të kishim me ne”, ka shkruar klubi në faqen zyrtare në ‘Twitter’.

Rexhbeçaj ka kontratë me Wolfsburg deri në vitin 2023. Vlera e tij në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’ shkon deri në 4 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat