Delegatët e Rajonit të Prizrenit në përkrahje të Agim Ademit: Ndal presionit dhe shantazheve

Futboll

Delegatët e Rajonit të Prizrenit në përkrahje të Agim Ademit: Ndal presionit dhe shantazheve

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 22:41
Delegatët e Rajonit të Prizrenit në përkrahje të Agim Ademit: Ndal presionit dhe shantazheve

Delegatët e Rajonit të futbollit të Prizrenit, në përkrahje të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

“Delegatët e Rajonit të Prizrenit, rikonfirmojnë përkrahjen për lidershipin e FFK-së. 

Konfirmimi erdhi pas takimit që kreu i FFK- s, Agim Ademi, shoqëruar nga Mirsad Çollaku , kryetari LRF dhe anëtar i KE, mbajti të mërkuren me delegatët e klubeve të Lirisë, Malishevës, A&N, Vëllazërisë dhe delegati i Rajonit të Prizrenit.

Të njëjtit kanë kërkuar që të ndërpriten presionet dhe shantazhet ndaj delegatëve, nga grupe jashtë shtëpisë së futbollit, që nuk përfaqësojnë askënd, pos interesa individësh dhe grupeve të caktuara, që janë ilegjitime.

Po ashtu, u kërkua që krahas këtyre presioneve të ndërpriten edhe  interferinet politike, që janë  në kundërshtim me normat e rregulloret UEFA-s FIFA-s dhe FFK.-s. 'Ti kthehemi punës në avancimin e futbollit, përmirësimin e infrastrukturës, shkollimin e kuadrove dhe profesionalizimn e futbollit.

Askush nuk ka të drejtë të interferojë në zgjedhjen e strukturave, veçmas individ të pa autorizuar. Deri në zgjedhjet e rregullta të parapara me statut, delegatët u akorduan pos përkrahjes pa rezervë për kryetarin Agim Ademi, të përgatitën për kampionatet e reja, dhe të injorojnë çdo tentativë për puç'”, shkruan në komunikatën e delegatëve të rajonit të Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat