Ofertë zyrtare nga Arsenali për Locatellin

Futboll

Ofertë zyrtare nga Arsenali për Locatellin

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 09:49
Manuel Locatelli

Klubi anglez Arsenal ka shfaqur interesim për mesfushorin e Sassuolos Manuel Locatelli.

Sipas drejtorit sportiv të Sassuolos Giovanni Carnevali, Arsenal ka bërë ofertë zyrtare për Locatellin.

“Arsenali ka bërë një ofertë zyrtare për Locatellin. Ata po bëjnë presion të fortë për të nënshkruar me të dhe është një ofertë e rëndësishme, ne do ta vlerësojmë atë”.

“Juventusi gjithashtu dëshiron mesfushorin dhe ne kemi një marrëdhënie të veçantë me ta. Një takim i ri është caktuar me Juven”, tha drejtori sportiv Carnevali për Sky Italia.

Thuhet se ‘Topçinjtë’ kanë ofruar rreth 40 milionë euro për italianin, i cili ka interesim të madh edhe nga “Zonja e Vjetër” dhe pritet një garë e ashpër mes dy klubeve për transferimin e tij.

23-vjeçari, është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij në “Euro 2020”, duke nxitur kështu interesimin e shumë skuadrave evropiane për shërbimet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat