Selektori i Zvicrës: Na duhet një paraqitje e njëjtë ndaj Spanjës në çerekfinale

Futboll

Selektori i Zvicrës: Na duhet një paraqitje e njëjtë ndaj Spanjës në çerekfinale

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:38
Selektori i Zvicrës: Na duhet një paraqitje e njëjtë ndaj Spanjës në çerekfinale

Vladimir Petkoviç kërkon që të tijtë të bëhen gati dhe për 90 minuta të luajnë kundër Spanjës siç luajtën për 120 minuta kundër Francës.

Zvicra e shqiptarëve ishte duke humbur 3-1 pas minutës së 80’, por dy gola të shpejtë i shënuan në fund të ndeshjes për ta quar atë në vazhdime dhe në penallti.

Në penallti, që shihen si lotari për secilën skuadrën, triumfoi Zvicra e shqiptarëve me Granit Xhakën që motivoi skuadrën gjatë gjithë kohës si një kapiten i vërtetë.

Zvicra luajti si ekip për ta eliminuar favoritin numër një, Francën dhe për ta befasuar edhe Spanjën, trajneri Vladimir Petkoviç thotë se duhet të veprojnë ngjashëm.

“Ndeshja ndaj Francës ishte shumë emocionale për ne”, tha ai.

“Lojtarët dhanë 120% nga vetja, ishte ndoshta ndeshja më e mirë e skuadrës time ndonjëherë”, tha Petkoviç.

“Neve do të na duhet një paraqitje e njëjtë ndaj Spanjës në çerekfinale”, përfundoi Vladimir Petkoviç.

Spanja dhe Zvicra do të përballen të premten nga ora 18:00..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat