Gati 300 milionë euro për të bindur Messin

Futboll

Gati 300 milionë euro për të bindur Messin

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:45
Gati 300 milionë euro për të bindur Messin

Nga sot Lionel Messi nuk është më lojtar i Barcelonës, pas skadencës së kontratës së tij ditën e djeshme, më 30 qershor.

Tingëllon disi e çuditshme, por për të parën herë ylli botëror, 6 herë fituesi i “Topit të Artë” ndodhet pa klub.

Sipas asaj që raporton programi spanjoll “El Chiringuito”, thuhet se Messi do të ketë një pagë stratosferike me Barcelonën prej 300 milionë euro neto në sezon për dy vitet e para dhe 100 milionë euro të tjera të ndara për tre vite.

Shifra marramendëse për ta lidhur yllin argjentinas gjithnjë e më tepër me katalanasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat