Çerekfinalja që nuk e priste askush

Futboll

Çerekfinalja që nuk e priste askush

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 12:35
Çerekfinalja që nuk e priste askush

Republika Çeke – Danimarkë është një ndër çerekfinalet më pak të pritura të këtij Europiani. Askush nuk do ta kishte menduar kurrë Republikën Çeke, në botë dhe as në Shqipëri, edhe pse në miqësoren e tyre të fundit para Europianit fituan 3-1 ndaj kuqezinjve të Edi Rejas, si një ndër skuadrat që do të mund të avanconte mes 8 më të mirave të Europës.

Ndodhi krejt e kundërta, pasi çekët kanë treguar se ritmi dhe forca fizike nuk u mungojnë. Kanë përfituar thuajse në mënyrë shkencore në çdo situatë në këtë Euro 2020, me goditjet e Schick dhe një kolektiv të fortë pas shpatullave të tij. Kanë humbur vetëm në Wembley kundër anglezëve, por në një ndeshje ku e kishin siguruar kualifikimin. Pastaj erdhi kryevepra taktike kundër Holandës, që në atë ndeshje tregoi gjithë limitet e saj.

Tani Çekia është e frikshme me dyshen e mesfushës Soucek-Holes. Por dhe Danimarka nuk është më pak surprizuese.

Me zero pikë pas dy ndeshjeve të para, dhe me shokun e atij episodi të dhimbshëm që i ndodhi Eriksenit, arriti kualifikimin në ndeshjen e fundit, duke tronditur një Rusi që u gjunjëzua para tyre për të nisur një Europian të ri. Republika Çeke – Danimarkë, është një çerekfinale që të krijon përshtypjen se do të varet më shumë nga danezët, janë ata që kanë më shumë armë në aspektin ofensiv.

Kanë një lojë të shpejtë, vertikale, fizikisht dhe psikologjikisht janë sikur kanë hequr një peshë nga shpatullat që kur morën vesh se Eriksen është jashtë rrezikut. Luftojnë, gjuajnë nga jashtë zonë dhe Damsgaard është zbulimi. Kundër Çekisë do të jetë edhe një sfidë brenda sfidës mes tij dhe Schik për një sfidë që askush nuk e kishte imagjinuar në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat