Tifozët anglezë: Nuk pyesim për Covid-19, do të jemi në Romë

Futboll

Tifozët anglezë: Nuk pyesim për Covid-19, do të jemi në Romë

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 12:37
Tifozët anglezë: Nuk pyesim për Covid-19, do të jemi në Romë

Anglia e Southgate pritet të shtunën në “Olimpico” të Romës për çerekfinalet e “Euro 2020” kundër Ukrainës së Shevchenkos.

Tifozët e “Tre Luanëve” që duan ta ndjekin ekipin e zemrës në kryeqytetin italian do të duhet t’i nënshtrohen karantinës 5-ditore, të kërkuar nga dekreti i lëshuar nga ministri Speranza në mes të qershorit. Kjo vlen, nëse nuk zbarkon në Romë me mënyra “alternative”.

Në këtë drejtim, tabloidi anglez “Mirror” ka treguar një sërë zgjidhjesh për të anashkaluar kontrollet: “Një opsion mund të jetë marrja e një avionic për në Nisë dhe më pas të vozisësh për gjashtë orë drejt Romës. Ose mund të vozisësh nga Britania e Madhe, por kujdes nga koha”. Nga Londra në kryeqytetin italian, ata sugjerojnë se është rreth 20 orë udhëtim me makinë.

Një udhëzues për paligjshmërinë, me pak fjalë, duke pasur parasysh se në këtë mënyrë rregullat anti-Covid, të parashikuara në Itali, dhe dekreti përmes të cilit tregohej detyrimi për t’iu nënshtruar karantinës e tamponit i të gjithë atyre subjekte që vijnë, ose kanë tranzituar përmes Britanisë së Madhe në 14 ditët e kaluara.

Një tjetër mundësi e gjetur në internet është të mbërrish në Romë me një ndalesë në një qytet tjetër europian, për të cilin qeveria “Draghi” nuk ka vendosur kufizime, siç është Budapesti. Sidoqoftë, edhe në këtë rast, karantina do të ishte akoma e detyrueshme. Shtypi anglez, megjithatë, specifikon që për ata që duan të arrijnë Romën duke anashkaluar kontrollet anti-Covid, ky itinerar do të kushtonte 450 euro.

Mesazhi që vjen nga institucionet angleze, natyrisht është i ndryshëm, me kryeministrin Boris Johnson që iu kërkon tifozëve të qëndrojnë në shtëpi: “Ne e vlerësojmë faktin që tifozët duan të bëjnë gjithçka për të mbështetur Anglinë, por duhet të llogarisim e të mbrojmë shëndetin publik. Ne kërkojmë nga të gjithë të respektojnë udhëzimet dhe rregullat që kemi vendosur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat