Fiorentina me trajner të ri

Futboll

Fiorentina me trajner të ri

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 12:51
Fiorentina me trajner të ri

Merr fund historia e trajnerit te Fiorentina.

Klubi vjollcë bëri të ditur se Vincenzo Italiano është trajneri i ri i ekipit.

43-vjeçari firmosi për 2 sezone me të drejtë rinovimi edhe një vit tjetër. Italiano mbylli në një mënyrë jo shumë të qetë aventurën me Spezian, pasi drejtuesit e kësaj skuadre po bënin rezistencë për të mos e lënë të lirë, por në fund vendosi vullneti i trajnerit.

Italiano do të pasojë në stol Giuseppe Iachinin, pa përmendur aventurën e shpejtë të Gattusos, i cili u largua pas vetëm 3 javësh për shkak të diveregjencave me drejtuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat