Prishtina firmos për tre vite me lojtarin e Luganos

Futboll

Prishtina firmos për tre vite me lojtarin e Luganos

Nga: K.G. Më: 1 korrik 2021 Në ora: 13:12
Prishtina firmos për tre vite me lojtarin e Luganos

Prishtina firmos për tre vite me sulmuesin Leutrim Kryeziu. Lajmi bëhet i ditur në faqen e klubit bardhekaltër. 

“Nga huazimi, Prishtina e transferon Leutrim Kryeziun nga Lugano.

Për tre vitet e ardhshme skuadra siguron vijën e sulmit”, - njofton klubi i Prishtinës.

Kampioni i Kosovës po përgatitet për sfidën e madhe kundër skuadrës hungareze, Ferencvarosh, në kuadër të rrethit të parë eliminator të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat