PSG i ofron Mbapesë shifrën stratosferike

Futboll

PSG i ofron Mbapesë shifrën stratosferike

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 13:49
PSG i ofron Mbapesë shifrën stratosferike

Reali i Madridit dhe presidenti Perez janë të dëshpëruar për të sjellë në “Bernabeu” Kilië Mbapenë. Sipas të përditshmes “Marca”, klubi spanjoll është i gatshëm të ofrojnë shuma marramendëse, pavarësisht se kontrata e lojtarit skadon pas një vit.

Edhe vetë 23-vjeçari thuhet se dëshiron “Los Blancos”, madje dëshirën e tij për këtë transferim e shfaqi edhe gjatë Europianit nga ku për shkak të tij Franca u eliminua. Sidoqoftë, te PSG-ja nuk qëndrojnë duarkryq dhe po mundohen me çdo kusht të rinovojnë kontratën e bashkëpunimit.

Sipas mediave franceze, klubi parizien është gati t’i ofrojë një akord të ri prej 5 vitesh me një rrogë që duhet të prekë 50 milionë eurot në sezon.

Këto shifra mund ta bëjnë të luhatet Mbapenë, edhe pse klubi aktual i ka rinovuar së fundmi edhe kontratën vëllait të tij 12-vjeçar që militon në akademinë e PSG-së.

Paratë, familja, por edhe fushata e përforcimit e bërë nga klubi, janë tundime të forta, pavarësisht se ëndrra e sulmuesit mbetet Reali i Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat