​Babai i Haaland reagon për largimin e Sanchos

Futboll

​Babai i Haaland reagon për largimin e Sanchos

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Ylli anglez do të largohet nga Dortmundi, dhe babai i Erling Haaland nuk është i kënaqur me këtë gjë.

Lajmin që Manchester United ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për të transferuar Jadon Sanchon nuk e ka pritur mirë babai i Erling Haaland, e këtë gjë e tregojnë më së miri fjalët e këtij të fundit.

“Djajtë e Kuq” më në fund kanë arritur që të sigurojnë shërbimet e yllit anglez pas shumë muajsh në bisedime, ku tani Sancho do të rikthehet në vendlindje pasi që Anglia ta përfundoj Kampionatin Evropian Euro 2020.

Largimi i tij nga Dortmundi do ta lë një boshllëk të madh në sulmin e skuadrës gjermane, ku një nga përfituesit më të mëdhenj të asistimeve të tij është ylli Erling Haaland, dhe babai i këtij të fundit nuk u shpreh i kënaqur me largimin e Sanchos, pasi që është i vetëdijshëm se sa e vështirë është që të zëvendësohet 21 vjeçari.

“Shumë keq. Por gjitha të mirat për Sanchon. Do të na mungosh shumë”, tha Alf-Inge Haaland.

Sancho dhe Haaland formuan një dyshe të mrekullueshme tek Dortmundi, ku sulmuesi norvegjez e përfundoi sezonin me plot 41 gola mbi emrin e tij, ndërsa Sancho ka regjistruar 16 gola dhe 18 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat